top of page

APL është zyrtarisht dhe ligjërisht e regjistruar në Gjykatë!

  • Writer: Renato Civili
    Renato Civili
  • Nov 6, 2024
  • 2 min read



Sot, është një moment historik për të gjithë ne. Pas shumë përpjekjesh, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) është zyrtarisht dhe ligjërisht e regjistruar në Gjykatë!



APL lindi nga nevoja për të ngritur zërin e secilit prej nesh, për të luftuar për të drejtat dhe interesat tona, dhe për të ndërtuar një platformë që do të mbështesë profesionistët në çdo fushë. APL synon të jetë një zë i fuqishëm duke përfshirë mbështetjen ligjore, lobimin institucional, krijimin e një rrjeti gjithëpërfshirës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, këshillimin dhe trajnimin. Kjo është koha të qëndrojmë së bashku, për të forcuar ndikimin tonë në vendimmarrjet që prekin jetën dhe punën tonë të përditshme.



Sot, më shumë se kurrë, ndjejmë se kemi një bazë të fortë për të bërë një ndryshim real – për të qenë më shumë sesa thjesht individë, por një grupim që qëndron krah për krah në sfidat e përbashkëta në rrugë ligjore dhe institucionale.



Në javët në vijim, do të fillojmë me strategjinë, komunikimin, formalizimin e anëtarësisë, duke e përforcuar këtë aleancë për të gjithë ata që besojnë në të njëjtën kauzë. Bashkohuni me ne, me zemër dhe mendje, për të krijuar një të ardhme ku fjala "profesionist i lirë" përfaqëson forcë, besueshmëri, integritet, dhe dinjitet. Ju ftojmë të bashkoheni me grupin tonë në LinkedIn për të ndjekur çdo hap të mëtejshëm.



APL nuk është thjesht një OJF, por një ëndërr e përbashkët e parë nga profesionistët e lirë. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi për të mbrojtur dhe përfaqësuar të drejtat tona si kurrë më parë.



U bëfshim një zë i fuqishëm, të përkushtuar dhe të pandalshëm për secilin prej nesh dhe bashkë arritshim fitore të mëdha për çdo profesionist të lirë në Shqipëri!



APL do të thotë LIRI, dhe LIRIA gjithmonë fiton!

 
 
 

Comments


Regjistohu Tani!

Formular Aplikimi

bottom of page