
Do të krijojmë një komunitet me ekspertë duke inkurajuar larminë e mendimit me qëllimin për të ushqyer një debat të shëndetshëm intelektual për të gjitha çështjet me interes publik dhe në interes të grupeve të profesionistëve të lirë.
Attorneys in Charge

Konsulent Bordi
Artur PAPAJANI
Përfshirja ime në Aleancën e Profesionistëve të Lirë erdhi si një vendim natyral, për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë njerëzish që ndajnë të njëjtat vlera dhe sfida. Ajo është një mundësi për të rritur dhe forcuar, pozitën e profesionistëve të lirë në shoqëri dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë profesionale.
Kjo Aleancë n'a ofron një platformë për të ngritur zërin, për të bërë kërkesa të drejta dhe për të luftuar për të drejtat tona.

Anëtar Bordi
Leart Bushi
Bashkimi për kauzën e tatimit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese ishte një fitore e jashtëzakonshme! Ky vendim solli shpresën dhe motivimin, duke treguar se padrejtësia nuk mund të bëhet kurrë normë. Bashkohu edhe ti me APL dhe bëhu pjesë e një zëri të fuqishëm që mbështet çdo profesionist të lirë në Shqipëri!

Anëtar Bordi
Arlind Zoto
Vendosja në mënyrë të padrejtë të një takse për profesionistët e lirë goditi shumë nga ne dhe solli në falimentimin e disa bizneseve. Shumë pak besuam që ne mund ta mundim këtë padrejtësi që na u bë dhe ja arritëm me sukses. Ne, të gjithë profesionistët e lirë duhet të kemi një zë të fortë për të mbrojtur të drejtat tona, ndaj i jam bashkuar APL. Bashkohu edhe ti!
Regjistohu Tani!
Formular Aplikimi
.png)


