top of page
Texture-Solid-2.png

Përfaqësim Institucional

Mbështesim dhe përfaqësojmë profesionistët e lirë në rrugë institucionale

Mbështesim dhe përfaqësojmë profesionistët e lirë në rrugë institucionale për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre në fushat me interes të përbashkët dhe specifike sipas fushës.

Attorneys in Charge

Julian SARAÇI

Presidenti i Këshillit të Drejtimit

Julian SARAÇI

APL është një ëndërr e parë nga profesionistët që besojnë ende në dinjitet, integritet, punë. Bëhu pjesë e kësaj ëndrre që na përket të gjithëve, pasi të gjithë bashkë mund të arrijmë atë që sot individualisht na duket si e pamundur!

Sajmir Laçej

Anëtar Bordi

Sajmir Laçej

Të jesh pjesë e APL-së, është mundësi për të ndarë eksperienca profesionale, për të pasur vizibilitet, dhe mbi të gjitha për tu faktorizuar në mbrojtje të konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Ashtu si yjet e Sportit, edhe Ekspertët Freelance shkëlqejnë më shumë në Ekip. Përtej një CV-je ekselente të arritur me shumë mund, orientimi në tregun e punës shumë kompleks bëhet më i favorshëm duke bashkëpunuar si të barabartë midis të barabartëve.

Lulzim ALUSHAJ

Konsulent Bordi

Lulzim ALUSHAJ

Për APL uroj shumë sukses dhe arritje në mbrojtje të të drejtave të profesioneve të lira dhe, si një nga nismëtarët e “betejës” për rrëzimin e parashikimeve ligjore për tatimin mbi të ardhurat mbi profesionistët e lirë që u fitua në Gjykatën Kushtetuese në qershor 2024, ju citoj një mesazh që ka brenda çelësin e suksesit për çdo lloj grupimi: “Nuk ka rëndësi se sa një njeri mund të bëjë, nuk ka rëndësi se sa gjithëpërfshirës mund të jetë personaliteti i tij, ai nuk do të bëjë shumë sukses në biznes në rast se nuk do të jetë në gjendje të punojë me të tjerët” (John Craig).

Artur PAPAJANI

Konsulent Bordi

Artur PAPAJANI

Përfshirja ime në Aleancën e Profesionistëve të Lirë erdhi si një vendim natyral, për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë njerëzish që ndajnë të njëjtat vlera dhe sfida. Ajo është një mundësi për të rritur dhe forcuar, pozitën e profesionistëve të lirë në shoqëri dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë profesionale.

Kjo Aleancë n'a ofron një platformë për të ngritur zërin, për të bërë kërkesa të drejta dhe për të luftuar për të drejtat tona.

Regjistohu Tani!

Formular Aplikimi

bottom of page