
Synojmë të nxisim një komunitet mbarëkombëtar që inkurajon përfshirjen e bashkëveprimin ndërpersonal mes profesionistësh për të shkëmbyer përvoja dhe burime si dhe zhvillimin e përbashkët.
Attorneys in Charge

Anëtar Bordi
Sajmir Laçej
Të jesh pjesë e APL-së, është mundësi për të ndarë eksperienca profesionale, për të pasur vizibilitet, dhe mbi të gjitha për tu faktorizuar në mbrojtje të konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Ashtu si yjet e Sportit, edhe Ekspertët Freelance shkëlqejnë më shumë në Ekip. Përtej një CV-je ekselente të arritur me shumë mund, orientimi në tregun e punës shumë kompleks bëhet më i favorshëm duke bashkëpunuar si të barabartë midis të barabartëve.

Anëtar Bordi
Leart Bushi
Bashkimi për kauzën e tatimit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese ishte një fitore e jashtëzakonshme! Ky vendim solli shpresën dhe motivimin, duke treguar se padrejtësia nuk mund të bëhet kurrë normë. Bashkohu edhe ti me APL dhe bëhu pjesë e një zëri të fuqishëm që mbështet çdo profesionist të lirë në Shqipëri!

Konsulent Bordi
Lulzim ALUSHAJ
Për APL uroj shumë sukses dhe arritje në mbrojtje të të drejtave të profesioneve të lira dhe, si një nga nismëtarët e “betejës” për rrëzimin e parashikimeve ligjore për tatimin mbi të ardhurat mbi profesionistët e lirë që u fitua në Gjykatën Kushtetuese në qershor 2024, ju citoj një mesazh që ka brenda çelësin e suksesit për çdo lloj grupimi: “Nuk ka rëndësi se sa një njeri mund të bëjë, nuk ka rëndësi se sa gjithëpërfshirës mund të jetë personaliteti i tij, ai nuk do të bëjë shumë sukses në biznes në rast se nuk do të jetë në gjendje të punojë me të tjerët” (John Craig).
Regjistohu Tani!
Formular Aplikimi
.png)

